Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga hapja e kantierit për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Mosiu” në Durrës.
Rama shkruan se po investohet për ngritjen e një hapësire me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente për 1700 studentë dhe 80 pedagogë e staf akademik.
Kreu i qeverisë po ashtu ka ndarë dhe pamje 3D, ku tregon se si do të duket Fakulteti i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Mosiu”.
“MIRËMËNGJES dhe me hapjen e kantierit për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Mosiu” në Durrës, ku po investohet për ngritjen e një hapësire me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente për 1700 studentë dhe 80 pedagogë e staf akademik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo