Lajme

Hapet Ura e Madhe në Kukës/ Rama ironizon Berishën: Nga penxherja tha se iu këputën këmbët! Batuta edhe me Pandeli Majkon: Është plakur që i vogël dhe tani…

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e Urës së Madhe të Kukësit, ku tha se është një vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin.

Gjatë inspektimeve, Rama ironizoi edhe Sali Berishën, që siç u shpreh Rama ka thënë që “u këputën këmpët e urës”, në një kohë që ura është e shtrirë.

“Hapet edhe për ata që çnuk thanë për urën, deri tek lajmi nga penxherja që ju këputën këmbët Urës, ndërkohë që kjo nuk ka këmbë sepse është e shtrirë”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë, nuk i kurseu edhe batuta me deputetin Pandeli Majko, për të cilin tha se “është plakur që i vogël”.

Majko: Është ngjarje shumë e madhe

Rama: Po patjetër

Majko: Ndjeve ndonjë hepim kur kalove te ura? Se llafet që janë hapur këtu është që ka një hepim…

Rama: Jo pashë që ajo këmba që i kishte rënë, kishte ikur fare. Kështu thanë, i ra këmba. Kjo nuk ka këmbë fare, kjo është e shtrirë.

Qytetari: Mos u plaksh kurrë, edhe 20 vjet dhe do ta cosh mbretëri.

Rama: Për mosplakje kemi vetëm Pandin. Është plakur që i vogël ky dhe tani rri na sheh ne të tjerëve.