Lajme

Haradinaj: Kurti përgjegjësi kryesor për mungesën e energjisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka bërë kryeministrin Albin Kurti përgjegjës kryesor për mungesën e energjisë elektrike.

Haradinaj ka thënë se Kurtin e ka penguar çdo investim në energji ndër vite pasi sipas tij është direkt i lidhur me shitblerjen e energjisë.

“Argati i Serbisë, Albin Kurti, ai është përgjegjësi ai e ka penguar çdo investim në energji ndër vite. Së fundi ka arritur të ndalë edhe gazsjellësin, edhe një central me gaz, pra energji e pastër Prishtinë që mos të ketë energji, kuptohet vonë u morr vesh pse i kanë pengu këto investime, për shkak se është direkt i lidhur në shitblerjen e energjisë në përfitimet e tyre shitblerjeve dhe fatkeqësisht e kemi gjendjen si e kemi pra shkaktar kryesor është Albin Kurti jo vetëm që nuk kemi energji por ai është dashur të thirret në Prokurori për dëmin që ia bën Kosovës sepse në vend që Kosova të ketë energjinë e saj të lirë me ato centralet termocentralet ku ku megavati ka pasur të jetë 80 euro ky e blen deri në 1 mijë euro pra dy herë ia faturon çmimin qytetarit, një herë e blen nga buxheti e pastaj ia faturon ehde një herë me cmime të ngritura”, ka deklaruar Haradinaj në konferencë për media pas pritjes që e organizoi AAK-ja në prag të ditës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.