Lajme

​Haradinaj në Pentagon: Kosova gati për anëtarësim në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot për vizitë në Pentagon, ku është pritur në takim nga Alton Buland, drejtor Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Haradinaj ka theksuar se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj popullit dhe shtetit amerikan për mbështetjen e vazhdueshme.

Ai ka nënvizuar se momenti aktual paraqet kohën e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtij procesi për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Në këtë frymë, Haradinaj ka deklaruar se Ushtria e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë krah për krah me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me ushtritë e vendeve anëtare të Aleancës Veri-Atlantike.

 

Të Ngjashme