Lajme

Haradinaj: Në pesë vitet e fundit janë shënuar shkelje të shumta të Kushtetutës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Kushtetutës së Kosovës, duke e cilësuar atë si dokumentin themelor që mishëron idealet e luftës çlirimtare për liri dhe shtetësi.

Në postimin e tij në Facebook, Haradinaj ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës përfaqëson një dokument modern që mbron arritjen më të madhe të shqiptarëve,  shtetin e pavarur të Kosovës duke garantuar të drejtat e njeriut, barazinë para ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve pa dallim.

Megjithatë, ai ka ngritur shqetësime për, siç është shprhur shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës gjatë pesë viteve të fundit.

Sipas tij, vendime dhe veprime të caktuara kanë qenë në kundërshtim me parimet kushtetuese, duke i anashkaluar ato në mënyrë të qëllimshme.

“Sot, Republika e Kosovës shënon Ditën e Kushtetutës, dokumentin themelor që mishëron idealet e luftës çlirimtare për liri dhe shtetësi. Kjo Kushtetutë moderne është gardiani që mbron arritjen më të madhe të shqiptarëve, shtetin e pavarur të Kosovës, duke garantuar të drejtat e njeriut, barazinë para ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve pa dallim. Në 5 vitet e fundit, kemi parë shkelje të panumërta të Kushtetutës, përmes vendimeve dhe veprimeve antikushtetuese duke anashkaluar qëllimshem parimet e saj. Kjo praktikë duhet të ndalet urgjentisht. Urime Dita e Kushtetutës”, ka shkruar Haradinaj.

Të Ngjashme