Në ballë të protestës para Qeverisë së Kosovës, po qëndron ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Ai paraqiti kërkesën e protestuesve që udhëheqësit e shtetit të tregojnë si do të veprojnë tutje pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënim ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Haradinaj para Qeverisë: Kërkon nga Kurti dhe deputetët veprime pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
“Kërkesa e demonstruesve është me i thirrë ata që janë përgjegjës me na dhënë përgjigje. Me na tregu çka me bërë dhe me na tregu çka kanë me bërë ata. Ne nuk jemi të interesuar me u shty me juve, pasi nuk iu konsiderojmë të huaj. Nuk e kemi problem me bërë dhunë. Ne presim deri në ora 20:00 dhe i ftojmë prej kryeministrit deri në parlamentarin më të thjeshtë të cilësdo parti të koftë. Na interesojnë që ata që i kemi dhënë besim me udhëheq me ardhur dhe na udhëheq edhe tash se çka po bëjmë. Kjo është kërkesa e protestuesve”, tha ai.
