Lajme

Haradinaj për dëshmorët e Gllogjanit e Hereqit: I përjetshëm kujtimi për të rënët për lirinë e Kosovës

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot në Gllogjan dhe Hereq, në nderim të dëshmorëve të kombit Sokol Sejfijaj, Din Alijaj, Muhamet Zenunaj dhe Asllan Rexhepaj.

Haradinaj ka kujtuar periudhën e gushtit të vitit 1998, duke theksuar se luftimet ishin të ashpra.

Ai ka thënë se në nderim të dëshmorëve duhet të kujtohet edhe çmimi i lirisë së Kosovës.

“Derisa nderojmë dëshmorët e luftës sonë çlirimtare, kujtojmë se sa e shtrenjtë është liria që e gëzojmë sot. Ishte lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NATO-n e udhëhequr nga Amerika. Falë sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së dhe brezave që kontribuuan ndër vite për Atdheun sot ne gëzojmë shtetin e pavarur. I përjetshëm kujtimi për dëshmorët dhe të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës”, u shpreh Haradinaj.

Postim i plotë:

U bashkuam sot në Gllogjan e Hereq në nderim të dëshmorëve të kombit Sokol Sejfijaj, Din Alijaj, Muhamet Zenunaj dhe Asllan Rexhepaj, të rënë më 10 gusht 1998 në altarin e lirisë.

Gushti i vitit 1998 ishte periudhë e luftimeve të ashpra me ushtrinë gjenocidale serbe. Humbëm disa nga bashkëluftëtarët më të zotë, por nuk u thyem. Vazhduam luftën deri në çlirimin e Atdheut.

Derisa nderojmë dëshmorët e luftës sonë çlirimtare, kujtojmë se sa e shtrenjtë është liria që e gëzojmë sot. Ishte lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NATO-n e udhëhequr nga Amerika. Falë sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së dhe brezave që kontribuuan ndër vite për Atdheun sot ne gëzojmë shtetin e pavarur.

I përjetshëm kujtimi për dëshmorët dhe të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës!

Të Ngjashme