Lajme

​Haradinaj për grupin punues për Specialen: Pa buxhet dhe strategji s’prodhon asgjë

Qeveria e Kosovës ka formuar sot grupin punues që do të merret me çështjen e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në fazën e Apelit në Gjykatën Speciale.

Grupi punues do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Për këtë çështje është diskutuar edhe në emisionin “Rubikon”, ku ka qenë i ftuar anëtari i kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj.

Gjatë diskutimit, Haradinaj ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me funksionimin e këtij grupi punues, duke theksuar se pa mbështetje financiare dhe pa një strategji të qartë, puna e tij nuk do të sjellë rezultate.

“Pa buxhet dhe pa strategji, s’prodhon asgjë”, u shpreh Haradinaj. 

Të Ngjashme