Lajme

Haradinaj: Presidentja duhet t’i kërkojë falje Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që t’i kërkojë falje Kosovës e cila, sipas tij, me koalicioniin që e ka pasur e ka sjell Albin Kurtin kryeministër.

Haradinaj tha se edhe presidentja është pjesë e zhvillimeve të dëmshme për vendin.

‘’Nëse presidentja beson në atë që ka thënë, ne që katër vjet i bëjmë thirrje presidentes që t’i thërrasë vetëdijes së vet, ndërgjegjes së vet dhe me u tregu qytetarëve se zhvillimet nuk janë mirë në vend nga kryetari. Ma mirë vonë se kurrë, por kanë ndodhur shumë zhvillime të dëmshme për vendin. Ka ndodh shumë bixhoz dhe pabesi ndaj Kosovës pikërisht nga ky koalicion, nga kjo shumicë të cilës i ka takuar edhe presidentja Osmani. Për këtë arsye ne sot nuk ishim në seancë. Ajo duhet t’i kërkojë falje Kosovës se pse e ka krijuar një shumicë të këtillë, pse e ka sjellë Kurtin në pushtet dhe e ka mbajte gjithë këto vite’’, tha Haradinaj për RTV21