Lajme

Haradinaj thotë se Kosova ka nevojë për një aeroport alternativ, përmend atë të Gjakovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosovës i duhet një aeroport alternativ për fluturime emergjente, ku nuk ka mundësi të aterohet në Aeroporitn “Adem Jashari”.

Ai ka thënë se plani i tij është që të funksionalizojë Aeroportin e Gjakoës.

“Kosova patjetër duhet ta ketë një aeroport alternativ për fluturime emergjente, në mënyrë që udhëtarët e saj të mos vijnë në situatë – që në pamundësi për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës – të aterojnë në Beograd dhe Shkup. Për këtë qëllim, ne do ta aftësojmë Aeroportin e Gjakovës, për të shërbyer si pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror. Kjo përshtatje do të arrihet me një investim të përballueshëm për buxhetin” , ka shkruar Haradinaj.

Më 1 e 2 janar, ka pasur vonesa e anulime të fluturimeve për shkak të mjegullës në Aeroporti e Prishtinës “Adem Jashari”.

TS Poll - Loading poll ...