Lajme

Haradinaj uron Bedri Hamzën: Ofron bashkëpunim për të mirën e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, RamushHaradinaj ka uruar kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.

Haradinaj i ka uruar Hamzës suksese në mandatin e tij dhe i ka ofruar bashkëpunim në emrin e grupit të AAK-së.

“Ju uroj për zgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës! Ju uroj suksese në mandatin tuaj dhe ju ofroj bashkëpunim, në emër të Aleancës dhe timin, për interesat e qytetarëve dhe të mirën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj./teve1.info/