Lajme

Haradinaj: Ushtria s’duhet të jetë kurrë kazan i votave të Albin Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ushtria e Kosovës duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt, e jo me mashtrim.

Hardinaj reagoi pasi Kurti njoftoi se ka pasur takim me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, ku ka thënë se do të angazhohen që FSK-ja të jetë sa më fortë dhe profesionale.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ushtari i Kosovës vazhdon ta ketë pagën 400 euro.

Tutje, Haradinaj tha se premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme është mashtrim ordiner.

“Gjithmonë është lajm i mirë kur Kryeministri i vendit takon krerët e sigurisë, por kur pas katër vitesh Qeverisje premtimet parazgjedhore mbesim mashtrime paszgjedhore është e natyrshme që edhe ky takim është veq fillimi i mashtrimit të radhës”, –  ka thënë Haradinaj

“Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë € 400, të ketë pajisje personale tepër joadekuate kurse rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve. Premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner.‘Fondi i Sigurisë’ më as që përmendet nga ai. Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim.Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit”, – shtoi ai.