Harper Seven Beckham po ndjek gjurmët e mamasë së saj. Vajza 13-vjeçare mori pjesë në sfilatën e Victoria Beckham në Paris, e veshur me një fustan mahnitës rozë. Ajo shoqërohej nga babai i saj David dhe vëllai i saj Cruz.
Fotot treguan familjen e bashkuar nën një mot me shi, me Cruz dhe David që mbanin cadrat ndërsa mbronin Harper nga shiu. Harper kishte veshur një fustan rozë, të cilin e kombinoi me një çantë të ngjashme dhe sandale të bardha. Ajo i mbante flokët të lëshuara dhe të drejtuara.
Familja po shkonte drejt shfaqjes së modës së Victoria Beckham në Paris, e cila u organizua sot në mes të Javës së Modës.
David ndau një foto familjare të grupit, duke u nisur për të parë nënën e tyre, dhe tregoi familjen duke qeshur dhe duke u dukur më së miri. Romeo shihet gjithashtu në foto, i veshur me një këmishë të bardhë me kopsa me disa pantallona elegante dhe këpucë të bardha.
“Rrugës për në shfaqjen e mamasë dhe përpjekja për të bërë një foto ishte pak sfiduese”, ka shkruar Davidi, i cili shihet duke qeshur me diçka që thotë vajza e tij. “Babi para se ta postosh, ne të gjithë duhet ta miratojmë,” i ka thënë ajo. Ai gjithashtu zbuloi se Brooklyn dhe Nicola Peltz Beckham do të takoheshin me ta në shfaqje, duke treguar se sa shumë i donte.