Lajme

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare në ShBA, Harry Bajraktari, ka njoftuar se i ka dërguar një letër zyrtare presidentit amerikan, Donald Trump, duke shprehur shqetësimin e tij lidhur me Gjykatën Speciale që gjykon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Bajraktari thekson se si qytetar amerikan dhe përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan, ka kërkuar angazhim nga Shtetet e Bashkuara për të siguruar një proces të drejtë gjyqësor në Hagë.

“Kam kërkuar që SHBA të angazhohet për t’u siguruar që Gjykata Speciale të garantojë gjykim të drejtë për ish-udhëheqësit e Kosovës — Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët që po mbahen në Hagë”, ka shkruar ai.

 

Të Ngjashme