Kuriozitete

Harta e Google zbulon kafenë e preferuar të çdo shteti. Ja çfarë preferojnë të konusmojnë më shumë shqiptarët

Harta u hartua nga Coffeeness , një blog i dedikuar kafesë, i cili ekzaminoi vëllimin e kërkimit në Google  për 21 lloje kafeje nëpër vende në mbarë botën gjatë 12 muajve të fundit. Kjo përfshin kërkimet e bëra si në anglisht ashtu edhe në gjuhën amtare të secilit shtet përkatës.

Kapuçino, një filxhan ekspres e përzier me qumësht të zier në avull dhe shkumë kryeson renditjen në 24 vende, duke përfshirë Belgjikën, Francën , Holandën , Spanjën , Indinë , Arabinë Saudite  dhe Kenian.

Kafeja ekspres është pija e dytë më e njohur në planet. Pija e fortë dhe e përqendruar preferohet në 14 vende në mbarë botën duke përfshirë  Gjermaninë , Greqinë , Islandën, Pakistanin , Egjiptin dhe SHBA-në.

Në vendin e tretë, është kafeja e zezë, e bërë duke përdorur llum kafeje dhe ujë. Është zgjedhja e preferuar në 12 vende duke përfshirë Bullgarinë, Portugalinë, Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Afrikën e Jugut dhe Kolumbinë.

Kafe amerikane, i bërë nga përzierja e një kafeje ekspres me ujë të nxehtë, renditet në vendin e katërt, duke kryesuar listën në 10 vende, përfshirë Italinë, Korenë e Jugut dhe Argjentinën.

Kafe Mocha qëndron në vendin e pestë. Ekspresi me bazë qumështi, e cila është e aromatizuar me shurup çokollate dhe zakonisht e mbushur me krem ​​pana është pija numër një në gjashtë vende, përfshirë Bangladeshin, Hong Kongun, Japoninë dhe Zelandën e Re.

Kafeja irlandeze është e preferuar në Irlandë, në Finlandë, Norvegji dhe Suedi.

Ndërsa makiato, e shërbyer në një filxhan ekspres me një raport kafe-qumësht 1 me dy, është Nr.1 ​​në Britaninë e Madhe, Shqipëri, Honduras dhe Australi citon DailyMail.

/rtsh.al/