LifeStyle

Harvardi publikon studimin: Kardio është më efektiv se stërvitja me pesha për sa kohë ushtrimet ekzekutohen saktë

Stërvitja me pesha apo thjeshtë kardio ka qenë një ndër debatet më të përsëritura prej kohësh mes trajnerëve të fitnesit dhe të gjithë njerëzve nga bota e sportit në përgjithësi,

Në një artikull të publikuar në në revistën “Physiology and Behavior”, ekspertët e Harvardit kanë konfirmuar se të duhet pesha e trupit për të arritur stërvitjen optimale dhe për të qenë sa më i shëndetshëm në tërësi.

“Kjo stërvitje jo vetëm është efektive, por eliminon edhe një pjesë të mirë të justifikimeve për ta shmangur stërvitjen”,- nënvizohet në studimin e bërë.

Sipas ekspertëve, mjafton ta lëvizësh trupin në mënyrën duke ekzekutuar sa më saktë ushtrimet e nisura dhe nuk janë të nevojshme pajisjet.

Në këtë studim ku u mbajtën nën vëzhgim një grup me gra, të cilat u ndoqën për më shumë se 10 javë, reflektohet se nëse ushtrimet kryen saktë muskujt tonifikohen dhe nxitet mirëqenia e përgjithshme, përfshirë edhe atë mendore.

Studimi konkludoi me rezultate tejet pozitive për gratë e cila ishin pjesë e kësaj nisme, pasi pas 10 javësh stërvitje ndryshimet ishin shumë të dukshme sidomos në pjesën e barkut dhe belit, lirshmëri në lëvizje, fuqi trupore e rritur, dhe përmirësim të trupit në flekisbilitet.

Mbështetur edhe nga trajnuesit profesionistë si metodë, stërvitja me peshën e trupit rekomandohet të bëhet 3 deri në 4 herë në javë për rezultate sa më të mira.