ShowBizzz

Hatit i sekuestrohet BMW-ja luksoze në mes të Tiranës

Mesa duket telashet nuk kanë të sosur për një nga figurat më të komentuara të rrjeteve sociale. Hatixhe Brika, e njohur për publikun si Hati, është përfshirë sërish në një episod që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe mediave online.

Pas polemikave të fundit që lidhen me publikimin e disa fotove të krijuara me inteligjencë artificiale çështje që e çoi deri në ambientet e Komisariatit duket se influencerja nuk po gjen qetësi. Ditën e sotme, ajo është ndaluar nga policia e Tiranës në zonën e Medresesë.

Të lidhura

None found

Sipas informacioneve paraprake, efektivët kanë ndërhyrë duke i sekuestruar automjetin e saj luksoz, një BMW në ngjyrë rozë, që njihet edhe si një nga “simbolet” e saj në rrjetet sociale.

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon momentin kur makina e Hatit po ngarkohet në karrotrec, ndërsa vetë influencerja shihet pranë vendit të ngjarjes duke komunikuar me policët. Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.

Deri në këto momente, nuk ka një konfirmim zyrtar mbi arsyet e sekuestrimit të automjetit. Ende mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për probleme me dokumentacionin, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor apo një çështje tjetër ligjore.

Ndërkohë, pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje nga autoritetet për të sqaruar situatën.

Të Lidhura:

  1. FOTO/ Ndërron jetë në moshën 70 vjeçare babai i Rihannës
  2. EMRAT/ Këta janë VIP-at shqiptarë që kanë refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e Big Brother
  3. Mbyllet nata e parë – spektakël dhe emocione të forta në Fest 64
  4. Bebe Rexha nderohet me çmimin ‘Female Icon Award 2026’ nga EDMAwards

Të Ngjashme