Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar gratë me rastin e Dita Ndërkombëtare e Gruas, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në shoqëri dhe demokraci.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nderojmë kontributin e grave në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të fortë dhe më të barabartë.
Çdo arritje e grave është një hap përpara për shtetin dhe demokracinë tonë.
Urime 8 Marsi!”, tha ajo në mesazhin e saj.
