Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka shprehur shqetësimin e tij mbi menaxhimin e shëndetësisë në Kosovë, pas deklaratave të drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.
Sipas Haxhiut, për 9 muaj janë kryer mbi 1,000 operacione, duke rezultuar në një mesatare prej 3-4 operacioneve në 24 orë, në një klinikë që disponon 4 salla operative dhe 15 specialistë.
Ai e cilësoi këtë situatë si një dështim në menaxhimin e shëndetësisë dhe e lidhur me fenomenin e “tenderomanisë” që po përfshin sektorin.
Postimi i plotë:
Dëshmi mbi dështimin në menaxhimin e shëndetësisë.
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, paska deklaruar se për 9 muaj janë kryer mbi 1 mijë operacione, mesatarisht i bie që janë kryer 3-4 operacione në 24 orë në një Klinikë që ka 4 salla të operacioneve e 15 specialistë të kirurgjisë së fëmijëve, e ku janë investuar mbi 22 milionë euro.
Sipas raporti zyrtar të QKUK-ës në vitin 2019 me 2 sallë të operacionit janë kryer 1425 operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ndërsa tani me 4 salla te operacionit ka ma pak operacione të kryera.
Operacione të kryera në Klinikë e Kirurgjisë se Fëmijëve në vitin 2024 mesatarja 3.7 operacione në 24 orë me 4 salla operative.
2019 mesatarja 3.9 operacione në 24 orë me 2 salla operative.
Kjo shpërfaq dështimin në menaxhim të shëndetësisë tonë të cilën e ka përfshirë tenderomania.