Lajme

Haxhiu: Diplomatët tanë punojnë që njohja për Kosovën të mos mbetet aty, por të përfshijë edhe vendin që jemi sot

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka falënderuar punën e ambasadorëve të Kosovës që shërbejnë në vende të ndryshme të botës.

Ajo ka thënë se puna e tyre shpesh nuk shihet menjëherë dhe kërkon durim e këmbëngulje për rezultat.

Në ceremoninë e pritjes për ambasadorët e Kosovës, ka thënë se diplomatët e Kosovës, punojnë shumë që të arriturat e Kosovës të shpalosen.

“Theksova se, kur interesat dhe aleancat ndryshojnë kaq shpejt, në diplomaci nuk mjafton reagimi i çastit. Duhet kohë që njerëzit të të njohin dhe të krijojnë besim, para se të vijë momenti kur ke nevojë për mbështetjen e tyre .Për shumë njerëz që Kosovën e njohin nga larg, Kosova ende lidhet me luftën, me shpalljen e pavarësisë apo me lajmin e fundit që kanë parë. Diplomatët tanë punojnë çdo ditë që njohja për Kosovën të mos mbetet aty, por të përfshijë edhe vendin që jemi sot”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Të Ngjashme