Ushtruesja e detyrës e presidentes, Albulena Haxhiu në 14 vjetorin e sulmit terrorist të Serbisë lagjen “Tre Rrokaqiejt” në pjesën veriore të Mitrovicës, që i mori jetën qytetarit tonë Selver Haradinaj, ka thënë se qëllimi i sulmit ishte shfarosja e familjes dhe frikësonte te zhvendoste familjet shqiptare nga ajo pjesë.
Haxhiu ka thënë se sot realiteti ka ndryshuar falë punës së institucioneve.
Ajo ka thënë se angazhimi për siguri e drejtësi do të vazhdojë.
“Imazhi i banesës së shkatërruar është i ngulitur në kujtesën qytetare nga ajo ngjarje tragjike. Gjithë ai eksploziv i përdorur kishte për qëllim ta shfaroste tërë familjen dhe të frikësonte, tmerronte e të zhvendoste familjet tjera shqiptare nga ajo pjesë. Por siç e dimë, shumë prej këtyre familjeve vazhduan që për vite me radhë të jetojnë nën kërcënim dhe pasiguri të vazhdueshme nga ato struktura kriminale, duke mos lëshuar pronat e tyre. Sot, realiteti ka ndryshuar. Falë përkushtimit institucional dhe punës së vazhdueshme për shtrirjen e rendit dhe ligjit, situata po normalizohet dhe qytetarët ndihen më të sigurt. Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, ndërsa angazhimi ynë për siguri, drejtësi dhe institucione të forta do të vazhdojë”, ka shkruar Haxhiu./teve1.info/
