Lajme

Haxhiu kujton të rënët më 9 prill në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc

Ushtruesja e detyrës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 9 prillin 1999 si një nga ditët më të rënda të luftës në Kosovë.

Përmes një postimi publik, ajo ka rikujtuar ngjarjet tragjike që ndodhën në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc, ku humbën jetën 28 dëshmorë dhe 32 martirë.

Haxhiu ka theksuar se në mesin e të rënëve kishte burra, gra dhe të rinj, të cilët nuk u tërhoqën përballë dhunës, por zgjodhën të qëndrojnë. Ajo ka veçuar edhe disa nga emrat, si Luminije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu dhe Mukadeze Muhaxheri-Lika, duke theksuar se sakrifica për liri ka qenë e përbashkët dhe e barabartë.

Sipas saj, edhe pas 27 vitesh, kujtimi për të rënët mbetet obligim dhe përgjegjësi për të gjithë, në mënyrë që sakrifica e tyre të ruhet e plotë.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, ka përfunduar ajo.

Të Ngjashme