Lajme

Haxhiu: Kuvendi do të vijojë procedurën kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu bën të ditur se ka marrë këtë detyrë, duke theksuar se do ta ushtrojë këtë përgjegjësi në përputhje me Kushtetutën dhe rendin ligjor.

Në një postim në Facebook, Haxhiu tha se mekanizmat kushtetues në vend garantojnë vazhdimësi dhe stabilitet institucional, duke siguruar funksionim të pandërprerë të institucioneve.

“Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim të plotë, duke garantuar funksionim të pandërprerë të institucioneve dhe respektim të rendit kushtetues”, shkruan ajo.

Kryetarja e Kuvendit, Haxhiu bëri të ditur se Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vijojë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri brenda afateve të përcaktuara, ndërsa deri atëherë ajo do ta ushtrojë detyrën në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik.

Në fund, ajo ka falënderuar Presidenten Vjosa Osmani Sadriu për shërbimin ndaj vendit, duke i uruar suksese në vazhdim.

Të Ngjashme