Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur besimin se katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shpallen të pafajshëm nga Gjykata Speciale në Hagë.
Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Haxhiu ka thënë se beson se edhe nëse “vetëm 1 për qind ka drejtësi” në këtë proces, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të kthehen në Kosovë.
Ai ka shtuar se besimi në drejtësinë ndërkombëtare ishte i pranishëm në kohën kur u themelua kjo gjykatë, por sipas tij, më vonë ky besim është lëkundur për shkak të narrativës së krijuar rreth procesit.
