Lajme

Haxhiu për deklaratën e Konjufcës: Nuk ia vlen të komentohen deklaratat e njerëzve që ndryshuan qëndrimet për ulësen e pushtetit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së tha se Vetëvendosja nuk krahasohet me subjektet e tjera politike, sipas tij, për nga vullneti, koncepti, arritje dhe siç u shpreh ai, për nga kultura e qeverisjes.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ku thotë se Lëvizja Vetëvendosje është e pakonkurrencë në mashtrim, korrupsion, nepotizëm dhe keqqeverisje.

Sa i përket deklaratës së Konjufcës, Haxhiu thotë se nuk i’a vlen të komentohen deklartat e njerëzve që ndryshuan qëndrimet për ulësen e pushtetit, të cilët janë vënë në mbrojtje të korrupsionit e degradimit të shtetit.

LVV është e pakonkurrencë ne mashtrim, korrupsion , nepotizem dhe keqeverisje. Deklaratat e zyrtarëve të LVV-s, më nuk bënë as me i trajtu seriozisht. Nuk ia vlen me humbë kohë me i komentu deklaratat e njerzve qe ndryshuan qendrimet per ulsen e pushtetit, te atyre qe janë venë ne mbrojtje te korrupsionit e degradimit te Shtetit”, tha Haxhiu.