Lajme

Haxhiu planifikon t’ia bart detyrën kryeparlamentarit të ri

Pozitën si ushtruese e detyrës së Presidentes, e mori më 4 prill.

Megjithatë, pesë muaj pas, Kosova akoma nuk ka gjetur Presidentin e ri.

Prandaj, Albulena Haxhiu po planifikon që pozitën sërish t’ia bart një ushtruesi ose ushtruese të re dytyrës.

Të paktën kështu ka bërë të ditur vet Presidenca, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, kushdo qoftë ai apo ajo, ushtrimi i detyrës së presidentit kalon te kryetari i ri i Kuvendit, deri në zgjedhjen e presidentit të Republikës”, thuhet nga Presidenca.

E për këtë situatë të krijuar, Vullnet Bugaqku, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tregon se Kushtetuta nuk jep ndonjë përgjigje.

“Kushtetuta është e heshtur në këtë aspekt. Nuk ka sqarime as në Rregulloren e Punës së Kuvendit. Pra, nuk kemi një dalje, një dispozitë që na udhëzon se si, në këtë datë ose pas kësaj date, kur nuk kemi as Kuvend të konstituuar dhe as kryetar të Kuvendit, por nuk kemi as president të zgjedhur. Pas kësaj date, pozita e Presidentit mbetet vakante”, thotë ai.
Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë arritur tashmë një marrëveshje për President.

Megjithatë, kandidatin e Bekim Sejdiu, nuk po e mbështesin gjashtë deputetë të LDK-së.

Mbështetje Sejdiut nuk po i ofrojnë as në PDK e Aleancë.

Madje, deputeti i kësaj të fundit, Burim Ramadani, thotë se vet qëllimi i Vetëvendosjes është që vendin ta dërgojnë sërish në zgjedhje.
“Me një shtatorë e kemi parë që Kurti e ka refuzuar ofertën e Aleancës 6 pikëshe duke thënë se e kam programin tim atëherë le ta mbaj programin e tij, por le t’i shpjegojë qytetarëve pse nuk po i dëshiron 7 votat e Aleancës?”, është shprehur Ramadani.

Javë më parë, sinjale pozitive për një përafrim me Vetëvendosjen, dha deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa.

Megjithatë, edhe Mustafa, dha përgjigje negative për kandidatin Sejdiu.

Të Ngjashme