Ushtruesja e detyrës së Presidentes dhe Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew G. Whitaker, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Në një postim në Facebook, ajo ka bërë të ditur se në takim është biseduar për zhvillimet aktuale politike, sigurinë në rajon dhe rëndësinë e bashkërendimit të ngushtë ndërmjet aleatëve.
“Biseduam për zhvillimet aktuale politike, sigurinë në rajonin tonë dhe rëndësinë e bashkërendimit të ngushtë ndërmjet aleatëve përballë sfidave të kohës sonë”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës ndër vite, si dhe ka vlerësuar angazhimin e ambasadorit Whitaker në forcimin e partneritetit strategjik dhe sigurisë në rajon.
