Lajme

Haxhiu priti ambasadoren e Kroacisë, Barishiq

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë takimit  u diskutua për thellim të bashkëpunimit.

“Në këtë takim të ngrohtë e miqësor u rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.

Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën, në veçanti në rrugëtimin euroatlantik të vendit”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme