Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Nancy Soderberg, drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë.
Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e proceseve parlamentare.
Bëhet e ditur se Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të NDI-së për fuqizimin e rolit të Kuvendit, si dhe për promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes qytetare:
“Bashkëpunimi ynë mbetet i rëndësishëm për thellimin e demokracisë dhe ndërtimin e institucioneve më të qëndrueshme”, tha kryetarja Haxhiu., njofton zyra për iformim e Kuvendit
Gjthashtu bëhet e ditur se në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional për zhvillimin e një parlamenti efektiv dhe transparent, si dhe rolin e qytetarëve në proceset demokratike.
