Lajme

Haxhiu priti të Ngarkuarin me Punë të Japonisë në Kosovë, Tanigaki Hiroyasu

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot zhvilloi takim me të Ngarkuarin me Punë të Japonisë në Kosovë, Tanigaki Hiroyasu.

Njoftimi:

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, si dhe për perspektivat e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Me këtë rast, kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Japonisë ndaj Republikës së Kosovës.

Të Ngjashme