Lajme

Haxhiu takohet me ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës në Kosovë

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

U.d. Presidentja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj Kosovës dhe për kontributin e saj ndër vite në paqe, siguri dhe zhvillim.

U.d. Presidentja dhe Ambasadori Grønbech-Jensen rikonfirmuan gatishmërinë për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Të Ngjashme