Lajme

Haxhiu takohet me Avokatin e Popullit të Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë, Endri Shabani, i shoqëruar nga një delegacion, si dhe Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj.

Njoftimi:

Sot mirëprita Avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë, Endri Shabani, i shoqëruar nga një delegacion, së bashku me Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj.

Bashkëbiseduam për rolin dhe rëndësinë e këtyre institucioneve në dy republikat tona, si dhe për punën dhe angazhimin e tyre në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

Gjithashtu, diskutuam praktikat më të mira të raportimit të këtyre institucioneve në kuvendet përkatëse, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëveprimi.

Të Ngjashme