Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka mirëpritur sot në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.
Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve, si dhe aktualiteti në vend, me theks të veçantë Kuvendi.
Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë, duke theksuar se shteti italian ishte në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj në çdo fazë të zhvillimit.
Ajo gjithashtu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës.
“Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./teve1.info/
