Lajme

Haxhiu thumbon Osmanin: Faqet zyrtare janë pronë e institucionit, jo e individit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka deklaruar se faqet zyrtare në rrjete sociale të Presidencës së Kosovës janë në pronë të institucionit e jo individit.

Pas një debati për “privatizimin” e faqes zyrtare të Presidencës nga ekipi i ish- presidentes Vjosa

Osmani, e cila nga “Presidenca e Kosovës” e ktheu në “Zyra e Presidentes së gjashtë”, Haxhiu tha se është detyruar të hapw faqe të reja me qëllim informimin e qytetarëve me aktivitetet e këtij institucioni.

Haxhiu tha se faqet zyrtare duhet të mbesin si pronë- trashëgimi e institucionit.

Haxhiu: Faqet zyrtare në rrjetet sociale janë pronë e institucionit jo e individit

“Më vjen shumë keq për debatet që janë zhvilluar në këtë drejtim. Por ju them me përgjegjësi të plotë që ne nuk kemi kontribuar që debati të shkoj sikur ka shkuar. Meqë është gabim që të merremi me çështje të tilla, për sa kohë faqet zyrtare në rrjetet sociale dhe të tjera janë pronë e institucionit jo e individit. Me qëllim që ne ti njoftojmë qytetarët e Kosovës me aktivitete e këtij institucioni jemi detyruar që të hapim faqe të tjera.. Për shembull ne e kemi pasur rastin kur unë kam qenë ministre e drejtësisë, çka do që kemi krijuar kanë mbet te UD Blerim Sallahu, te ministrja Gërvalla sepse siç e thashë rrjetet sociale nuk janë të individëve ato duhen të mbeten si pronë trashëgimi e institucionit”, tha Haxhiu. 

Të Ngjashme