Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, njoftoi se sot në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qëndroi në Kampin Bondsteel, së bashku me pjesëtarët e Grupit për Mbështetje në Ballkan, për “ta ndarë me ta këtë ditë të veçantë dhe festive”.
“Katër korriku na kthen te një nga parimet më fisnike të demokracisë, te vullneti i popullit si burim i lirisë dhe i pushtetit. Për ne në Kosovë, kjo datë është e pandashme nga miqësia me Shtetet e Bashkuara, të cilat na janë gjendur pranë në çastet më të rënda dhe më përcaktuese të historisë sonë”, tha ajo.
Haxhiu tha se u përcolli “urime të përzemërta” ushtarëve dhe qytetarëve amerikanë për 250-vjetorin e Pavarësisë “bashkë me mirënjohjen për aleancën që na ka bashkuar në të kaluarën dhe vazhdon të na prijë drejt së ardhmes”.
“Gëzuar 4 korrikun!”.
