Lajme

Haziri: 19 nëntori kthimi i madh i LDK-së, ka ndodh tranzicion, ka reforma në parti

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se ky subjekt politik e ka përballuar një tranzicion të suksesshëm.

Haziri thotë se më 19 nëntor LDK-ja bëri kthimin e madh, bashkë me një riorganizim.

“Në Kuvend të LDK-së unë kam qenë kandidati i vetëm që e kam zgjat dorën dhe kam dhënë premtimin publik, kam qëndruar afër deri në fund, nuk i ndërroj  qëndrimet edhe premtimin. LDK ka pasë fjalë edhe te opinioni, ‘pritne LDK-në ia tre-katër muaj, një vit, prisni dy vjet’, jo ne kemi arrit me përballu tranzicionin e suksesshëm. 19 nëntori është kthimi i madh i LDK-së, një rirreshtim. Ne duhet me punu ende”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai deklaroi se me bashkëpartiakët kanë pasur nevojë të punojnë “të mbyllur” përbrenda partisë.

“Më 19 nëntor Lumir Abdixhiku ka pru një rirreshtim – një riorganizim të brendshëm. Dhe reforma strukturore është prej njerëzve. Kur ndodhin këto zhvillet e mëdha janë traumatike edhe për LDK-në. Ka shumë strukturë në LDK, sepse jemi shumëzuar më shumë, kemi punuar pak mbyllur, sepse kemi pasur nevojë me punu për LDK-në”, shtoi ai.

Ndërkohë, Haziri tha se LDK-ja e ka pasur një histori interesante, pasi që për 35-vite liderët e saj kanë qenë bartës të shtetit dhe “nuk kanë pasur shumë kohë” me u marrë me strukturën politike të partisë. /teve1.info/