Lajme

Haziri: Shpejt do të përfundojë mendësia e punësimit të kunatave e ballkdëskave

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka thumbuar Qeverinë Kurti duke thënë se “shpejt do të përfundojë mendësia e punësimit të kunatave e balldëskave”.

Haziri ka publikuar pamje nga puna javore që kanë bërë, dhe mes tjerash shkruan edhe për gjendjen aktuale në Gjilan.

Sipas tij “Komuna e Gjilanit është bërë për gjynah, si një shitore e thyer”.

Kjo mendësia, thotë ai se do të marrë fund me 9 shkurt.