Lajme

Hazrolli: Armatimi i Serbisë rrezik real, duhet të investojmë në mbrojte

Gjeneral Gëzim Hazrolli, kandidat për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit, ka thënë se investimi i Serbisë në armatim, kryesisht  në atë sulmues është rrezik real.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të rrijë duarkryq duke parë zhvillimet në Serbi dhe të investojë në mbrojte të territorit.

“Nuk mund të rrimë duarkryq dhe t’i shohim zhvillimet në rajon, sidomos në Serbi me gjithë atë armatim dhe buxhet që investohet dhe kryesisht me armë sulmuese, jemi në një rajon ku nuk mund të jemi neglizhetë nga zhvillimet në Serbi. Janë rreziqe reale që ne duhet t’i marrim në konsideratë dhe duhet të punojmë që të mbrohemi, sepse Kosova nuk ka një orientim  as të ndërtojë kapacitete sulmuese dhe as të ketë armë për të rrezikuar vendet në rajon, por duhet ta kemi në mend që vendi jonë duhet të mbrojtur”, ka thënë ai në emisionin “Mesditë në Tëvë1.

Ai ka thënë se FSK ka krijuar kapacitete të mira që janë gjithmonë të gatshme të mbrojnë territorin e Republikës së Kosovës.

Të Ngjashme