Gjithçka filloi kur në vitin 1992 Heidi Klum mori pjesë në një konkurs bukurie në vendin e saj, Gjermani. Sot pas tre dekadash ajo është nënë e katër fëmijëve dhe vazhdon të pushtojë pasarelat dhe të bëjë kopertina revistash dhe fushata reklamuese.
Siç shpjegon ajo në një intervistë për People’s StyleWatch, asaj iu desh të krijonte rrugën e saj, sepse nuk ishte kurrë një nga modelet më të mira të epokës.
” Unë kurrë nuk kam qenë në grupin e supermodeleve vërtet të shkëlqyera në atë kohë,” thotë Klum. “Më kujtohet kur shkova në Paris dhe provova të gjitha këto fustane. Unë kurrë nuk mund të përshtatem me to. Dhe unë isha e dobët, por modelet e tjera ishin edhe më të holla. Kështu që unë kurrë nuk i kam marrë ato punë”.
Më tej vazhdoi: “Të gjitha gjërat që kam dashur të bëj në fillim, nuk kam arritur t’i bëj. Kështu që kërkova gjëra që mund të bëja. Unë e kam parë gjithmonë karrierën time si një shtëpi, ku nuk të duhet vetëm dera e përparme për të hyrë. Gjithmonë thosha, ‘Mirë, ata nuk më duan këtu për modë. Unë do të shkoj në vende të tjera të ndryshme të botës’”.
Dhe erdhi momenti kur ajo pozoi në kopertinën e Sports Illustrated me rroba plazhi në vitin 1998, u shpreh: “Unë ndihesha si një engjëll në një farë mënyre, pasi më bëri të shkoja në hapin tjetër”. Ndërsa për 13 vitet e bashkëpunimit me një markë të famshme të brendshmesh, Heidi tha se është shumë krenare dhe mirënjohëse që e zgjodhi atë.