Historia e dashurisë mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit ishte në qendër të vëmendjes, fundjavën që lamë pas, por këtë herë për shkak të deklaratave kontradiktore rreth përfundimit të marrëdhënies.
Pasi aktori foli publikisht për ndarjen e tyre, Heidi ka vendosur të thyejë heshtjen për të dhënë versionin dhe këndvështrimin e saj të së vërtetës.
Romeo deklaroi se marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë zgjati tre muaj, kohë e mjaftueshme për të kuptuar se rrugët dhe vizionet e tyre për të ardhmen nuk përputheshin. Ai e cilësoi mbylljen e këtij kapitulli si paqësore, duke u shprehur: “Lidhja ime me Heidin përfundoi me respekt. U njohëm brenda, qëndruam tre muaj jashtë dhe nuk funksionoi.” Ai gjithashtu la të kuptohej se ndryshimet në karaktere ishin pengesa kryesore, duke mbyllur çdo hapësirë për aludime të tjera, raporton Prive By Liberta
Mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, Heidi ka folur hapur, duke treguar indinjatën e saj për mënyrën se si po trajtohet kjo histori dhe nga vetë deklaratat e bëra. Ajo theksoi se për të, kjo marrëdhënie nuk ka qenë një “aventurë tre mujore”, por diçka e ndërtuar me ndjenja të vërteta, sakrifica dhe përkushtim. Ajo e quajti fyese mënyrën se si disa e kanë përkufizuar këtë lidhje si një çështje “dy apo tre orësh, apo tre muajsh”, duke theksuar se nuk lejon askënd të tallet me ndjenjat e saj dhe të publikut që e ka mbështetur.
Pika më e fortë e deklaratës së Heidit ishte kundërshtimi i versionit të Romeos për një ndarje “me respekt”. Ajo zbuloi se realiteti ka qenë shumë më ndryshe. “Për sa i përket ndarjes, gjërat nuk kanë qenë aq me respekt sa janë paraqitur. Unë jam gjendur në një situatë të komplikuar, të papritur dhe të vështirë,” pranoi ajo, duke shtuar se fakti që zgjodhi të heshtte për të ruajtur dinjitetin e saj, nuk do të thotë që situata nuk ka pasur peshë apo lëndim.
Në përfundim, Heidi sqaroi se vendimi i saj fillestar për të mos folur ishte një premtim ndaj vetes për të mos e kthyer diçka kaq të rëndësishme për të në “ushqim” për portalet. Ajo theksoi se nuk dëshiron të hedhë baltë mbi askënd apo të përhapë urrejtje, por thjesht e ndjeu të nevojshme të mbronte pozicionin e saj. “Unë thjesht dua të sqaroj pozicionin tim, pa ulur apo përkufizuar ndjenjat që kam pasur, dhe pa lejuar që dikush tjetër t’i deformojë ato që kam përjetuar,” përfundoi Heidi
