LifeStyle

Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

Në ditët pas Krishtlindjeve, Hëna e Plotë e Dhjetorit ndodhet në ‘aksin’ Gaforre-Bricjap dhe na fton të kujdesemi për veten e marrëdhëniet me të dashurit tanë.

Lexoni më poshtë cilat shenja preken më shumë.

Dashi

Nuk ka vend më të mirë se shtëpia për pushime. Megjithatë, kjo Hënë mund të shkaktojë trazira të vogla dhe tensione emocionale rreth një çështjeje familjare këto ditë. Disa prej jush mund të kenë lajme të papritura që do t’ju detyrojnë të ndryshoni mënyrën se si trajtoni një çështje familjare ose pronësore. Mund t’ju duhet të ndërhyni për të ndihmuar një prind ose të afërm kur gjërat bëhen pak zhgënjyese. Ju duhet të tregoni forcë dhe ndoshta të ndryshoni atmosferën e pakëndshme përmes ndryshimeve të vogla në hapësirën tuaj apo edhe përmes një lëvizjeje.

Gaforrja

Çdo fazë e Hënës ndikon tek ju. Kjo Hënë e Plotë e veçantë që ndodh në shenjën tuaj nuk do t’ju lërë të paprekur. Kjo është një pikë kryesore në jetën tuaj pasi do të ketë “luftë për pushtet” në marrëdhënie. Ju pohoni qartë dëshirat dhe pozicionet tuaja, por nëse shihni se keni nevojë për ndihmë nga një person objektiv që nuk ndikohet drejtpërdrejtë nga ajo që ju shqetëson në marrëdhënie, atëherë mos hezitoni ta kërkoni atë. Ju mund të gjeni zgjidhjen që ju nevojitet.

Peshorja

Kjo fazë e Hënës do të ndikojë më shumë në biznesin tuaj. Si rezultat, edhe jeta juaj personale do të përjetojë disa ‘turbulenca’. Një promovim ose një ngritje mund të ndodhë këto ditë. Po ashtu pritet të është edhe një keqkuptim. Shpjegoni veten me qetësi dhe qartësi dhe mos hezitoni të tregoni se savleni.

Bricjapi

Ashtu si Gaforrja, edhe ju jeni më të prekur nga Hëna e Plotë e Dhjetorit, pasi është në boshtin e shenjave tuaja. Këto ditë mund të vini në dyshim partnerin tuaj dhe marrëdhënien tuaj me të. Kjo e veçantë mund të jetë një periudhë që ose do të evoluojë pozitivisht ose jo. Me pak fjalë, marrëdhëniet tuaja ose do të prishen ose do të shkojnë në një nivel tjetër. Në të njëjtën kohë, në jetën tuaj personale jeni shumë pranë zyrtarizimit të marrëdhënies tuaj, nëse nuk e lejoni pasigurinë të ‘pushtojë’, atëherë me siguri e keni humbur lojën.