Nëntori sapo ka ardhur dhe bashkë me të edhe Hëna e re e këtij muaji. Ndërsa dita sa vjen e shkurtohet, Hëna e re e muajit u shfaq më 1 nëntor, por ndikimi i saj do të vijojë të ndihet në çdo shenjë horoskopi.
Përkundër pamjes spektakolare, sipas astrologut të “People”, Kyle Thomas, Hëna e nëntorit hap një derë kozmike që ishte mbyllur më parë.
“Një Hënë e re jo vetëm që sjell një frymë të re në jetën tuaj, por ju jep mundësinë të përdorni energjinë e saj me vetëdije ndërsa kërkoni të ndërtoni modele dhe plane të reja, efektet e të cilave do të ndihen për gjashtë muaj deri në një vit.”, shprehet ai.
Hëna e re e nëntorit do të jetë në Akrep (9 gradë), duke bërë që energjia e kësaj shenje elementare e Ujit të jetë mjaft e spikatur në jetën tonë rreth kësaj kohe. Akrepi është shenja e tetë e zodiakut dhe përfaqëson intimitetin, seksualitetin, asetet dhe investimet.
Thomas thotë se Hëna e në Akrep na bën që të fokusohemi te marrëdhëniet e ndërsjellta me të tjerët, ku ndihmon gjetjen e balancës mes asaj që japim dhe marrim. Dhe sipas tij të tilla çështje do të jenë “temat e nxehta” të këtij cikli hënor. “Energjitë primare do të qarkullojnë përmes nesh dhe kolektivit njerëzor në mbarë botën,” thotë ai, duke shtuar, “Ne mund të përjetojmë sukses dhe rritje të jashtëzakonshme.”
Por si do të ndikojë Hëna e re e nëntorit në Akrep për secilën shenjë sipas parashikimit të Kyle Thomas:
Dashi
A ndjeni se është koha e duhur për të vënë “pikat mbi i”? Horoskopi thotë se është koha për të vlerësuar se ku qëndroni në marrëdhëniet tuaja të rëndësishme. Ndërsa Hëna e re energjizon sektorin tuaj të aseteve të përbashkëta dhe intimitetit, ai parashikon se ju mund të rigjeni një formë të re negociomi apo komunikimi me partnerin tuaj. Po ashtu, sa i përket financave një shlyerje borxhi, trashëgimi, bonus ose kredie mund të miratohet gjatë kësaj kohe.
Demi
“Partneriteti do t’ju çojë larg,” thotë Thomas. Puna në grup do të jetë kryefjala e kësaj periudhe për ty Dem! Ndërsa Hëna e re ju përafron me marrëdhëniet tuaja, Thomas parashikon se ju mund të vendosni se është koha për të ndërtuar partneritete, për të ndërmarrë vendime me efekte afatgjatë ose për të ndjekur një rrugë të re. “Kini në vëmëndje, puna në ekip dhe bashkëpunimi janë gjithashtu super të dobishme në këtë periudhë!”, shprehet Thomas.
Binjakët
Bëhuni gati për ndryshime dhe lëreni Hënë e re t’ju udhëheqë, Binjakë! Ndërsa Hëna e re ndez sektorin tuaj të produktivitetit, ju do të përballeni me një stuhi aktivitetesh në rutinën tuaj të përditshme. Prandaj, Thomas sugjeron që të mos “përhumbeni” në vorbullën e këtyre aktiviteteve dhe të përpiqeni të gjeni ekuilibrin mes punës dhe jetës. Jeni të interesuar për një punë të re apo për të marrë më shumë projekte dhe përgjegjësi nga punëdhënësi juaj? Thomas sugjeron të tregoheni të vëmendshëm dhe të kapni shansin tuaj. “Kjo është gjithashtu një periudhë e favorshme për të përmirësuar gjendjen tuaj fizike, dietën apo shëndetin fizik”, shton ai.
Gaforrja
Universi po sjell magji në rrugën tuaj, Gaforre! “Pasioni dhe romanca po ju thërrasin,” thotë Thomas. Ndërsa Hëna e re ju buzëqesh, bëhuni gati për një flakë që ndez zemrën tuaj!
Takimet, miqësia, argëtimi, hobi, kreativiteti, sportet dhe lojërat do të jenë fokusi juaj në këtë periudhë. Në fakt, Thomas e konsideron këtë si një nga periudhat më domethënëse të vitit për beqarët për të bërë lëvizjet e duhura. Çiftet do t’i “dorëzohen” pasionit dhe do të përkushtohen për të “rindezur flakën mes tyre”.
Luani
Ora 12, Luan! “Është koha për të qëndruan në shtëpi,” thotë Thomas. Ndërsa Hëna e re energjizon familjen dhe sferën tuaj shtëpiake, mundet të zhvendoseni apo të riorganizoni banesën aktuale. Dhe duket se fokusi është familja. “Nëse dëshironi të kaloni pak kohë me të afërmit tuaj ose ju kërkohet të ndërhyni për një situatë të madhe familjare, bëjeni këtë me dëshirë dhe përkushtim.”, shton astrologu.
Virgjëresha
Jeta po ecën me ritme të shpejta, Virgjëreshë! “Lërini idetë e reja emocionuese t’ju udhëheqin,” sugjeron Thomas. Hëna e re do të ndikojë në sektorin tuaj të komunikimit dhe të të mësuarit, duke e bërë shumë të qartë vizionin që dëshironi aq shumë t’ia shfaqni botës. Mundësi të rëndësishme të shkrimit, të folurit, reklamimit ose marketingut mund të vijnë në rrugën tuaj gjatë ndikimit të Hënës së re. Thomas thotë se Hëna e re mund t’ju gjejë jashtë qytetit, ndaj nëse keni planifikuar një arratisje të shpejtë, është momenti duhur. Bëni qejf!
Peshorja
Sytë tek financat, Peshore! Thomas parashikon se bollëku është në horizont ndërsa Hëna e re lind. “Ju jeni gjithmonë mjaft të përqendruar te paratë, por Hëna e ardhshme mund t’ju bëjë edhe më entuziastë se zakonisht për këtë”, thotë ai. “Kjo Hënë e re mund të sjellë një ofertë të re pune, rritje ose klient fitimprurës.” Përqendrohuni te financat tuaja dhe mendoni se si mund të siguroni të ardhura më të larta në vitin që vjen.
Akrepi
Le të dëgjohet zëri juaj, Akrepë! “Rrëmbeni vëmendjen sepse ju jeni ngjarja kryesore e kësaj periudhe,” sugjeron astrologu. Ndërsa Hëna e re bie në shenjën tuaj të zodiakut, një derë do të hapet papritur për ju për të ndjekur qëllimet, planet dhe dëshirat tuaja më të mëdha.
“Rikujtoni objektivat që doni të arrini dhe punoni fort, pasi është koha për t’i realizuar”, shprehet Thomas. Universi po punon në favorin tuaj!
Shigjetari
Përqafoni qetësinë, Shigjetarë! “Është koha për pak relaksim, vetmi dhe llastim”, thotë Thomas.
Hëna e re mund t’ju bëjë të ndiheni pak të lodhur, ndaj dëgjoni mendjen dhe trupin tuaj!
“Do të jeni të etur të pushoni dhe të rimbushni bateritë tuaja,” thotë Thomas, duke sugjeruar se është më mirë që të merrni pak pushim dhe kohë për veten. Astrologu gjithashtu e konsideron këtë një kohë të shkëlqyer për të ëndërruar dhe për t’u përqëndruar në mënyrën se si mund të përmirësoni shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Jepini përparësi vetes!
Bricjapi
Merrni drejtimin, Bricjapë! Besimi është çelësi dhe askush nuk e di këtë më mirë se ju.
Teksa Hëna e re e bën stimulon jetën tuaj shoqërore, Thomas parashikon se ju do të ndiheni të etur për t’u treguar të gjithëve se sa seksi dhe popullor jeni me të vërtetë. Ndërveprimi me të tjerët, takimet apo bisedat mund të rezultojnë pozitive, ndaj dilni dhe argëtohuni!
Ujori
Vazhdoni të fluturoni lart, Ujorë! Arrini drejt objektivave tuaja të ardhshme. Ndërsa Hëna e re prek kurorën e qiellit tuaj, ju do të jeni mjaft të fokusuar në ambiciet tuaja dhe jetën profesionale. “Një promovim ose ofertë e re pune nga një firmë konkurruese mund të shfaqet gjatë kësaj kohe.”, thotë Thomas. Nëse i keni arritur tanimë objektivat është koha për shpërblim! Do të ndiheni krenarë dhe do të merrni lëvdatat e merituara.
Peshqit
Përqafoni pozitivitetin dhe optimizmin, Peshq! “Hapeni mendjen dhe perspektivën tuaj,” thotë Thomas. Ndërsa Hëna e re energjizon rrethin tuaj, ju do të ndiheni gati për të eksploruar gjithçka që jeta ka për të ofruar. Disa prej jush mund të vendosin të udhëtojnë afër kësaj kohe, ndërsa të tjerë mund të zgjedhin të kthehen në shkollë apo punë. Nëse po ndjeni një atmosferë që ju ngroh shpirtin, Thomas thotë se duhet të hapni zemrën dhe t’i besoni universit!