ShowBizzz

“Hëngre bukën e dikujt”/ Rezart Veleshnja sulmon Salsano Rrapin pas largimit nga “Portokalli”

Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka thumbuar hapur ish-kolegun e tij, Salsano Rrapi, pas largimit të këtij të fundit nga spektakli i humorit “Portokalli”.

Reagimi i Veleshnjës vjen pas ndryshimeve në drejtimin e programit, ku Agron Llakaj është rikthyer pas 16 vitesh, duke marrë rolin e moderatorit dhe aktorit në sezonin e ri.

Në postimin e tij, Rezarti fillimisht ka uruar ish-kolegët e “Portokallisë”, për të vijuar më pas me një deklaratë të drejtpërdrejtë ndaj Salsanos.

“Urime shokëve dhe kolegëve të Portokallisë! Diçka kisha: Kushdo që ka ikur nga Portokallia nga artistët, shqiptarët e kanë ndjerë dhe kanë pasur dëshpërim në reagimet e tyre për ta!”, shkruan ai.

Më tej, aktori i drejtohet me emër Salsano Rrapit, duke vënë në dyshim vlerësimin që, sipas tij, publiku i ka bërë pas largimit nga spektakli.

“Kurse për ty, o Salsano Rrapi, për çudi se r***i njeri! Kaq vlera paske pas që ta dish, hëngre bukën e dikujt me talent kot e më kot”, vijon Veleshnja në postimin e tij.

Screenshot
Deklarata tregon se marrëdhënia mes dy aktorëve nuk është aspak e mirë, të paktën nga qëndrimi publik i Rezartit, i cili nuk ka kursyer kritikat ndaj ish-kolegut.

Ndërkohë, Salsano Rrapi nuk ka dhënë ende një reagim publik ndaj këtyre deklaratave. Mbetet për t’u parë nëse ai do të zgjedhë t’i përgjigjet Veleshnjës apo do ta kalojë në heshtje këtë sulm publik.

Të Ngjashme