Ka nisur me batuta dhe spektakël nata e dytë e PRIME të “Ferma VIP 3” në Vizion Plus.
Shkrimtarja Mimoza Ahmeti, që në nisje të spektaklit, gjatë komunikimit me moderatoren Arbana Osmani, me batutë ka thënë se është hera e parë e saj që jeton me njerëz normalë.
“Jam shumë e kënaqur. Asnjëherë nuk kisha jetuar me njerëz normalë”, tha Ahmeti.
Ndërkohë, Moza ka vijuar më tej me batutë për të sqaruar keqkuptimin e saj me fjalën PRIME.
“Nuk e dija që ekziston një PRIME. Për herë të parë ma tha një grua që më bënte tualetin, e cila tha: ‘Kjo është PRIME’. Pastaj thanë ‘këtu kemi PRIME’, ma shpjeguan dhe tani e mora vesh që paska dy herë në javë PRIME”, u shpreh më tej Ahmeti.
