LifeStyle

Heshtja në çift: Sinjal i një marrëdhënie të shëndetshme?

Sipas një studimi të ndjekur nga psikologia Netta Weinstein dhe e përcjellë në revistën Knowable, momentet e qetësisë në çift mund të jenë shenjë e një intimiteti dhe sigurie emocionale.

Të mos pasurit nevojë të mbushësh çdo moment me fjalë është tregues i një lidhjeje të fortë dhe autentike.

Të jesh në rehatinë tënde në heshtje do të thotë të kesh besim tek tjetri pa u ndjerë të detyruar të flasësh a të veprosh për të shmangur sikletin siç mund të ndodhë rëndomë me njerëzit e tjerë në situata të ndryshme. Është një qëndrim tipik i marrëdhënieve të forta ku komunikimi shkon përtej fjalëve.

E megjithatë…Kujdes!

Heshtja është pozitive kur vjen natyrshëm dhe në mënyrë spontane. Nëse bëheni të ftohtë dhe distantë nga njëri-tjetri mund të jetë një tregues i mungesës së komunikimit të shëndetshëm.

Ekuilibri i dialogut dhe momenteve të qetësisë është çelësi i një marrëdhënie të shëndetshme.

Të Ngjashme