Publicisti Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj një letre të përbashkët të publikuar në një gazetë gjermane nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Përmes një postimi në Facebook, Nela shprehet i habitur dhe kritik ndaj mediave dhe klasës politike në Tiranë e Prishtinë, duke theksuar se “askush dhe asnjë gazetar” nuk e ka trajtuar këtë letër, të cilën ai e cilëson si “akt tradhtie ndaj shqiptarëve”.
Sipas tij, vëmendja publike është përqendruar në zhvillime ndërkombëtare, ndërsa është anashkaluar një çështje që, siç thotë ai, “dëmton interesin nacional dhe shtetëror të Kosovës”.
Nela ngre disa pyetje publike lidhur me veprimin e Ramës, duke kërkuar sqarime mbi bazën politike dhe kushtetuese të qëndrimeve të shprehura në letrën e përbashkët me Vuçiçin. Ai pyet se kush e ka autorizuar kryeministrin shqiptar për të folur “me një zë me Vuçiçin në emër të shqiptarëve” dhe nëse ekziston një vendim politik që mbështet qëndrimin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian pa të drejta të plota.
Postimi i plotë:
