Rindërtohet harta më antike e qiellit dhe yjeve, nga një pergamenë mijëravjeçare e shkruajtur nga astronomi i lashtë grek Hipark.
Katalogu me koordinatat e yjeve, i shkruajtur mbi dy mijë vjet më parë, është analizuar me rreze X.
Sipas hetimit shkencor, ujor dhe yje të ndritshëm, janë ndër fjalët e para të deshifruara në tekstin antik, që deri më tani ka qëndruar i fshehur nën shkrime të gjuhës siriane, të gjetura nga murgjit mesjetarë që kishin ripërdorur pergamenat duke shkruajtur mbi veprën origjinale.
Janë 11 faqe që aktualisht janë nën studim në Slac Natinal Laboratory në Kaliforni, por i gjithë dorëshkrimi, i njohur si Codex Climaci Rescriptus, numëron rreth 200 faqe të shpërndara nëpër botë, që duhen rimbledhur për të rindërtuar hartën e plotë, të krijuar nga një prej mendjeve të ndritura të Greqisë së Lashtë, sikurse për të kuptuar hapat e parë të lindjes së shkencës në njerëzim.
