LifeStyle

Hey djema, këto janë tiparet kryesore të një gruaje materialiste :)

Çfarë ju vjen në mendje kur përmendet termi ‘grua materialiste’? Ajo që është gjithnjë e fiksuar pas parave?! Ajo që shikohet gjithnjë e veshur me koleksionet më të fundit të markave luksoze?! Deri këtu kemi thënë disa gjëra të zakonshme që mund të vlejnë për të gjithë dhe asgjë që lidhet me tiparet materialiste.

Shenjat e një gruaje materialiste

Jo të gjithë e duan një grua të tillë pranë vetes. Kështu që duhet të bëjmë që qarta disa tipare të materializmit tek gratë, që kanë dalë nga disa studime psikologjike, në mënyrë që të mos ketë pergjithësime për këtë term, siç po ndodhë rëndom kohët e fundit. Këto shenja duhet t’ju ndihmojnë në rast se dëshironi të shmangni apo edhe ta njihni edhe më shumë një vajzë materialiste:

1. I kushton vëmendje të tepërt pamjes së saj

Kjo është një nga shenjat më të zakonshme të një gruaje materialiste. Ajo kujdeset shumë për pamjen e saj. Ajo ka frikë të duket e vjetër dhe e varfër. Pa marrë parasysh se çfarë mundësish ka, ajo do të bëjë të pamundurën për të vazhduar me tendencat më të fundit të modës, për të bërë trajtime të shtrenjta dhe për të blerë gjëra të tjera të njohura që njerëzit janë duke u magjepsur aktualisht.

2. Nuk paguan asnjëherë faturat e veta

Në rast se do të dilni me një grua materialiste për një kafe dhe një bisedë, ajo do të presë që ju të paguani për të. Thjesht dëshiron të shijojë gjërat që i pëlqejnë falas. Nëse ju jeni ai lloj mashkulli dorëlëshuar, ajo do t’ju përdorë edhe më shumë në avantazhin e saj.

3. Ekspozim i tepërt

E gjithë bota duhet ta dijë! Një gruaje materialiste i pëlqen të tregojë gjërat që ka. Ajo nuk e sheh si problem këtë, sepse është krenare për ato që zotëron…

4. Mënyrë jetese joshëse

Një mënyrë jetese magjepsëse është një tjetër shenjë e një gruaje materialiste. Ajo synon të bëjë një jetë luksoze të ngjashme me atë të jetës që kanë të famshmit. 

Ajo pret që partenri ta kuptojë këtë. Ai duhet të jetë në gjendje t’i sigurojë asaj shumë para në mënyrë që ajo të ruajë stilin e saj të jetesës.

6. Pëlqen vetëm burrat e pasur

Një grua materialiste duhet të ketë në krah një burrë të pasur. Ajo nuk i pëlqen djemtë që kanë vështirësi me paratë. Burrat e pasur do t’i sigurojnë asaj gjithçka që i nevojitet. 

7. Krenare

Kjo lloj gruaje është shumë krenare për veten, aq sa dhe kufizon llojin e njerëzve me të cilët shoqërohet. Duhet të jetë dikush që ka një status të lartë dhe, natyrisht, i pasur. Nëse ajo shoqërohet me të gjithë, atëherë ajo do të përçmohet nga miqtë e saj të shtresës së lartë. 

8. I pëlqen të pranojë dhurata

Pranimi i dhuratave është shenjë e një gruaje materialiste. Sa më e shtrenjtë të jetë një dhuratë, aq më mirë. Nuk i intereson kush ia jep, do ta marrë për aq kohë sa i përshtatet shijes së saj. Por mos e merrni këtë si garanci se ajo do t’ju pëlqejë. Ajo dëshiron vetëm dhuratën, jo ju.

9. Ajo nuk është një person besnik pasi paratë janë qëllimi i saj.