Shume shoke me kane pyetur: Po ju, jeni shqiptare apo greke? Te jesh i çdo kombesie nuk eshte turp, por une u jam pergjigjur me siguri: “Jemi shqiptare!”
Nje here thirra nje mbledhje te gjere ne fshat. U mbush oborri i shkolles me burra dhe gra. Biseden e nisa pak a shume keshtu:
- Duhet ta dime mire se ç’jemi, ç’kombesi kemi, se degjohen poshte e lart fjale se keta jane greke, keta nuk dine se ç’jane. Pra fillojme: Ti shoku Pavllo Beja, nga e ke origjinen?
- Familja jone, si gjithe Gjileku, jemi krutane. Erdhem ketu pas vdekjes se Skenderbeut.
- Po ti, Vangjel Liza, si e di origjinen e familjes sate?
- Ne vijme nga Terbaçi. Ketu erdhen tre vellezer nga Terbaçi. Dhe nga tre vellezerit u shtuan lagjet Lizaj, Çaçedhimitret dhe Trekot.
- Po ju o Koste nga vini?
- Ne vijme nga Velça. Jemi nga Tavajt – dhe qeshi.
Keshtu me radhe, te gjitha familjet thane se nga rridhnin. Na doli se vetem nje ishte i huaj.
* * *
Pra, ç’jemi ne? Shqiptare! Po pse e humbem gjuhen?
Une do te them ato qe di: Pse nenat plaka, giyshet dhe gjyshet dine me mire shqipen se greqishten? Pse qajme dhe kendojme ship? Pse fjalet e urta i themi shqip? Siç duket, që nga viti 1820 e tëhu, greqizimi u be me qellim politik nga vete Greqia, që fitoi lirine me gjakun e shqiptareve, qofte ne Mesolongji, qofte ne revolucionin grek.
Suli dhe Himara ishin shqiptare, po dy krahina autonome qe nuk njihnin as Greqine e as Shiperine, se ciles i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdohere në lufte me turkun. Erdhi koha që Himara u nda: Himara bregdetare mbeti e lire dhe e krishtere, kurse Himara e brendshme, Labëria, Kurveleshi, Lumi i Vlores e Dukati u myslimanizuan dhe u ndane.
Megjithese u ndanë në dy fe, nuk e humben kurre lidhjen e gjakut dhe te fisit. Çdo fshatar kishte te tijte ne nje fshat te myslimanizuar qe ne kohen e Ali pashe Tepelenës. Kur beheshin operacione ndeshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin me pertej maleve, ne Mesaplik e ne Kurvelesh, per t’u mbrojtur, siç benin gjer ne ate kohe, por iknin me varka per ne Korfuz ose per ne Gjirit, nen mbrojtjen e venecianeve.
Aty shkonin pleq e plaka dhe femije. Burrat luftonin. Aty rrinin shume vjet, gjersa mbaronin operacionet ndeshkimore. Thone se banoret e Dhermiut shkonin ne ishullin grek, kurse ata te Himares ne Gjirit. Prandaj dhe, kur flasin greqisht, dhermijasit flasin si korfjatet, kurse himarjotet, si gjiritlinjte. (Marrë nga “Intervistë me veten”)