Lajme

Hiqej si polic në Tiranë, por një detaj e tradhtoi! Ajo që iu gjet në shtëpi habit ‘kolegët’ e tij

Një 22-vjeçar është arrestuar në kryeqytet, pasi dyshohet se është prezantuar si punonjës policie gjatë një kontrolli rrugor, duke paraqitur një dokument të dyshuar të falsifikuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë ndaluar në flagrancë shtetasin Emilio Jani, i cili gjatë një verifikimi të automjetit me të cilin lëvizte, është shtirur si efektiv policie.

See also  Pranverë me dëborë/ Zbardhen zonat malore të Kukësit, nuk shkaktohen probleme në qarkullimAutoritetet bëjnë me dije se dokumenti i paraqitur prej tij nuk i përket Policisë së Shtetit, duke ngritur dyshime për përdorim të paligjshëm të identitetit zyrtar.

Pas ndalimit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të riut, janë sekuestruar fishekë të kalibrave të ndryshëm, një shumë parash dhe dy medalione me mbishkrimin “Albanian State Police”.

See also  ‘Plakën nuk e zë gjumi”/ Pjesë nga dosja e SPAK, vëllezërit Aliu “qanin hallin” e nënës: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe origjinën e sendeve të sekuestruara.

Të Ngjashme